Secondary Adv

Te dielen gara nderkombetare e Tiranathlon, ja rruget qe bllokohen

Pas dy eventeve të mëparshme shumë të suksesshme, ‘Tiranathlon’ rikthehet këtë të dielë për të tretin vit radhazi.

 

Ky event i madh sportiv, që përkon edhe me titullin Tirana Qyteti Europian i Sportit, bashkon tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.

 

Me qëllim, mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv "Tiranathlon" në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Ambasadën Greke dhe Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.

 

Bashkia e Tiranës informon qytetarët për kufizimin e qarkullimit të automjeteve ditën e Diel, datë 28.05.2023, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë:

 

1. Ndalimin e qarkullimit të automjeteve në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të aktivitetit sportiv "Tiranathlon", në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, ditën e Diel, datë 28.05.2023, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë:

 

- Rruga e "Tuneleve", (duke filluar nga kryqëzimi rruga "Tuneleve" me rrugën "Daxhit" deri te kryqëzimi rruga "Tuneleve" me rrugën "Panorama e Liqenit),

 

- Rruga "Daxhit", (duke filluar nga kryqëzimi rruga "Daxhit" me rrugën "Shaqir Palushi", deri tek kryqëzimi rruga "Daxhit" me rrugën e "Vrapëve"),

 

- Rruga "Diga e Liqenit", (duke filluar nga kryqëzimi rruga "Panorama e Liqenit" me rrugën "Diga e Liqenit", deri tek kryqëzimi rruga "Daxhit" me rrugën "Diga e Liqenit"),

 

- Rruga "Panorama e Liqenit", (duke filluar nga kryqëzimi rruga "Tuneleve" me rrugën "Panorama e Liqenit", deri tek kryqëzimi rruga "Panorama e Liqenit" me rrugën "Diga e Liqenit").

 

- Rruga interurbane kryesore (TEG - Ura Shkozë)

- Blv Zhan D'Ark, Blv Gjergj Fishta, Blv Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë - pallati me shigjeta).

 

2. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

a. Linja Nr. 1/A "Selitë - Kristal - Qendër - Stacioni i Trenit - Allias" dhe 1/B "Kodra e Diellit 2 - Kristal - Qendër - Stacioni i Trenit - Allias" devijon në njërin drejtim në "sheshin ËiIIson" tjetri në qendër.

 

b. Linja Nr. 2 "TEG - Sauk i Vjetër - Kopshti Zoologjik - Ish Stacioni i Trenit" devijon te sheshi "Willson".

c. Nr. 5 /A "Ish Kombinati i Autotraktorëve - Qendër' pezullohet përkohësisht. 

 

d. Nr. 8 "Ish Stacioni i Trenit - Qendër - Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium - TEG devijon te rrethrotullimi "Ekonomikut".

e. Linja Nr. 9 "Qyteti Studenti - Jordan Misja" devijon në qendër.

 

f. Linja Nr. 10/A "Materniteti i Ri - Qendër - Ish Fusha e Aviacionit" pezullohet përkohësisht.

g. Linja Nr. 13 "Tirana e Re" devijon te rrethrrotullimi i "Fabrikës së bukës" dhe ne qendër.

 

h. Linja Nr. 14 "Unaza" pezullohet përkohësisht.

i. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërm./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat