Secondary Adv

Ndertimi i TAP do vijoje pavaresisht renies se cmimit te naftes

Ndërtimi i TAP do të vijojë pavarësisht uljes së çmimeve të naftës, por në fokus do të mbeten kostot dhe do të vëzhgohen me kujdes. Kështu ka deklaruar menaxheri për Greqinë i TAP, Rikard Scoufias, në një intervistë për Reuters.


Gazsjellësi prej 870 km, që do të lidhe fushën e Shah Deniz në Azerbajxhan me Italinë, mes kalimin në Gjeorgji, Turqi, Greqi, Shqipëri në detin Adriatik, është projekti më i madh që do t’i mundësojë qytetarëve në të gjithë Europën furnizimin stabël me gaz.


z. Scoufias tregon se projekti nuk preket nga luhatjet e çmimeve të naftës, por që kjo gjë është sfidë më vete, duke qenë se do shikohen me kujdes edhe kostot në fund.Çmimet e naftës bruto kanë rënë nga mesi i vitit 2014, e kanë prekur kulmin më të ulët të 12 viteve të fundit.Scoufiasi i tha Reuters se gazsjellësi pritet të nisë ndërtimin në mes të këtij viti, por që s’mund të specifikonte një datë të saktë./Monitor


Më të lexuarat