Secondary Adv

Ndryshon ligji i pronave, kthim fizik tek pronaret ose kompensim

Qeveria ka bërë ndryshime në ligjin e pronave duke vendosur kthimin e pronave të ish-pronarëve që i janë konfiskuar nga shteti.

 

Qeveria ka bërë ndryshime në ligjin e pronave duke vendosur kthimin e pronave pa kufizim të gjithë ish-pronarëve që i janë konfiskuar nga shteti si dhe shpërblimin financiar në rast se prona është zënë me ndërtime informale apo nëse përdoret për interes publik.

 

Konkretisht, referuar ndryshimeve në vendimin e vitit 2016 “për trajtimin e kërkesave për njohje të së drejtës së kompensimit të pronave”, thuhet se “kur ATP konstaton mangësi në dokumentacionin shoqërues të kërkesës, njofton kërkuesin me postë të porositur që, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftimit, të plotësojë pasaktësitë.

 

Ndërkohë “ATP-ja, pas kontrollit, vlerësimit dhe shqyrtimit të kërkesave të paraqitura për njohje të së drejtës së kompensimit, merr vendim për pranimin ose rrëzimin e kërkesës.

 

Në rast pranimi, ATP me të njëjtin vendim, sipas rastit, përcakton: sipërfaqen që kompensohet fizikisht, brenda pronës së njohur subjektit të shpronësuar, kur pronat e paluajtshme janë të lira dhe vlerësimin financiar të së drejtës së kompensimit të njohur, që nuk mund të kompensohet.

 

Po ashtu saktësohet se “vendimi i ATP-së për njohjen e së drejtës për kompensim fizik përcakton pronën në kufij, sipërfaqe dhe në pozicion gjeografik të saktë dhe regjistrohet në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

 

Në rastet kur evidentohen mbivendosje të pronave të pretenduara për njohje dhe kompensim, ATP vijon procedurat për njohjen dhe kompensimin e pronës për pjesën që nuk ka mbivendosje.

 

Palët mund të zgjidhin rastin me mbivendosje me marrëveshje me njëri-tjetrin ose në rrugë gjyqësore./Burimi: Scan


Më të lexuarat