Secondary Adv

Dorehiqet kryeministri i Spanjes pas humbjes ne zgjedhjet vendore

Pedro Sanchez ka thirrur zgjedhje të përgjithshme të parakohshme në 23 korrik, pasi partia e tij pësoi një pengesë të madhe në zgjedhjet lokale dhe rajonale.

 

Gjatë një fjalimi drejtuar qytetarëve ditën e sotme, Sanchez tha se kishte informuar Mbretin Felipe VI për vendimin e tij për të shpërndarë parlamentin.

 

Vendimi erdhi një ditë pasi Partia e tij e Punëtorëve Socialiste Spanjolle (PSOE) dhe aleati i saj i vogël Podemos humbën terren gjatë zgjedhjeve, ndërsa rivali konservator i Partisë Popullore dhe partia e ekstremit të djathtë Vox dolën më mirë.

 

“E mora vendimin kur shikoja rezultatet e zgjedhjeve të djeshme”, tha Sanchez. “Edhe pse zgjedhjet e djeshme kishin shtrirje lokale dhe rajonale, kuptimi i votës përçon një mesazh që shkon përtej kësaj.

 

Kjo është arsyeja pse, si kryeministër dhe sekretar i përgjithshëm i PSOE, unë personalisht i pranoj rezultatet”, shtoi ai. Sanchez kishte thënë më parë se do të kompletonte mandatin e tij katërvjeçar, duke sugjeruar se zgjedhjet do të mbaheshin në dhjetor./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat