Secondary Adv

CNN rendit Shqiperine mes 12 alternativave per tu vizituar kete vere

CNN rendit Shqipërinë mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë, si destinacion turistik i qëndrueshëm, mes bregdetit fantastik, natyrës dhe trashëgimisë kulturore.

 

Shkrimin e CNN e ka shpërndarë në rrjetin social “facebook” edhe kryeministri, Edi Rama. CNN nuk është media e parë prestigjoze që shkruan për Shqipërinë dhe bukuritë e saj natyrore, pasi prej kohësh media të vendeve të ndryshme zgjedhin të shkruajnë për vendin tonë.

 

Postimi i Ramës:

SHQIPËRIA, NJË PERLË MESDHETARE dhe këtë e thotë gjigandi mediatik botëror CNN që na rendit mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë, si destinacion i turizmit të qëndrueshëm, mes bregdetit fantastik, natyrës dhe trashëgimisë kulturore, duke ofruar eksperiencën unike të pushimeve për vitin 2023./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat