Secondary Adv

Rusia dhe Kina ne mbrojtje te Serbise per situaten ne veri te Kosoves

Rusia dhe Kina duket se janë në sinkron për të dënuar Kosovën lidhur me situatën në veri.

 

Edhe pse Rusia ka afro 1 vit e gjysmë që ka pushtuar Ukrainën, sërish pretendon të “zgjidhë” drejtësinë në gjeopolitike. Në një reagim zyrtar, Federata Ruse thotë se për të ulur tensionet, duhen hapa vendimtare. Rusia i bën thirrje Perëndimit të mos fajësojë serbët të cilët sipas tyre janë paqësore.

 

“Ne i bëjmë thirrje Perëndimit që përfundimisht ta ndalë propagandën e tij të rreme dhe, për incidentet në Kosovë, të ndalojë së fajësuari serbët, të cilët janë paqësorë, të paarmatosur dhe bëjnë përpjekje t’i mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre legjitime”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë, transmeton Reuters.

 

Pothuajse reagim identik pati edhe Kina zyrtare ka shprehur mbështetjen për përpjekjet e Serbisë “për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial”, pas përleshjeve mes protestuesve serbë në Zveçan dhe trupave paqeruajtëse të NATO-s.

 

Partia në pushtet, Partia Komuniste për një kohë të gjatë është kritike e aleancës së NATO-s. Mospajtimet me KFOR-in pjesërisht burojnë nga bombardimi i Ambasadës kineze në Beograd, gjatë fushatës ajrore të aleancës më 1999, që i dha fund luftës në Kosovë.

 

Kina, së bashku me Rusinë dhe Serbinë, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës të shpallur më 2008. Kujtojmë se ditën e sotme, në një takim ne ambasadorët e QUNIT-it Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Kosova duhet të tërheqë kryetarët nga bashkitë që ai i cilëson false.

 

Ndër të tjera, në axhendën e tij, Vuçiç pati edhe takime të njëpasnjëshme nga përfaqësues të Kinës dhe Rusisë. Serbia është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk ka sanksionuar Rusinë për agresionin e paprecedentë në Ukrainë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat