Vijojne per te treten dite protestat ne veri te Kosoves, KFOR shton masat
Përfaqësues të Listës Serbe kanë paralajmëruar se do të vijojnë për të tretën ditë protestat që të tërhiqen kryetarët shqiptarë në komunat me shumicë serbe.
Mëngjesin e kësaj të mërkure, forcat e KFOR kanë përforcuar masat duke vendosur tela me gjemba. Për këtë situatë ka reaguar edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili kërkon që palët të ulin menjëherë tensionet.
Albin Kurtit i thotë t’i sigurojë kryetarëve të rinj vende të tjera jashtë komunave për të kryer detyrën dhe të tërheqë policët nga godinave ndërsa presidentit serb Aleksandër Vucic i thotë se duhet t’i bëjë thirrje serbëve që të përmbahen nga dhuna.
“Kosova dhe Serbia duhet menjëherë të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE”, shkroi Blinken ndër të tjera.
Ditën e djeshme, protestuesit serb në tre komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok nuk u përplasën me ushtarët e KFOR apo Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës, por u raportua për sulme ndaj gazetarëve shqiptarë që ndodheshin atje të raportonin situatën.
Por një ditë më parë, mbetën të plagosur 30 ushtarë, nga të cilët 3 ishin ushtarë hungarezë të cilët janë qëlluan me armë zjarri.
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia kërkoi nga Kosova dhe Serbia që të marrin “përgjegjësinë e plotë” për ngjarjet që ndodhën më 29 maj në veri të Kosovës./Burimi: Shqiptarja.com