Pagat reale ne Gjermani ne renie, por inflacioni vijon i larte
Inflacioni i lartë dhe pse u duk se justifikoi rritjen e pagave në ekonominë më të madhe të Europës, në fakt bëri që pagat reale të bien me 2.3% në 3 muajt e parë.
Të dhënat u konfirmuan nga Zyra Federale e Statistikave – Destatis. Pagat nominale në Gjermani u rritën me 5.6 % nga viti në vit në tremujorin e parë të 2023 – shit, rritja më e madhe që nga 2008, sipas të dhënave më të fundit të Destatis.
Megjithatë, ashtu si në vitin 2022, pagat nuk po rriteshin aq shpejt sa për të vazhduar me inflacionin, dhe si rezultat, pagat reale në vend ranë me 2.3 % në tremujorin e parë të këtij viti.
Ekspertët parashikojnë se me inflacion kaq të lartë në fillim të vitit, pagat reale mesatare mund të bien më tej në vitin 2023, i cili do të ishte viti i katërt radhazi i rënies së të ardhurave reale në Gjermani.
Në Gjermani, ashtu si në vendet e tjera të Europës, negociatat e marrëveshjeve kolektive dhe grevat kanë paralizuar vazhdimisht vendin gjatë muajve të fundit. Punonjësit e hekurudhave, për shembull, kërkojnë 12 % rritje page, ose një rritje prej 650 euro në muaj.
Ekziston rreziku që kërkesat e tepërta të pagave dhe rritja prej 12 % do të nxisë inflacionin edhe më tej dhe se spiralja e çmimit të pagave do të vazhdojë të rrotullohet në mënyrë të pashmangshme, sipas paralajmërimeve të ekspertëve./Burimi: SCAN