Secondary Adv

Sejko: Euro do vijoje zhvleresimin, inflacioni kthehet ne objektiv ne 2024

Monedha europiane ka vijuar dobësimin duke prekur nivelin 109,69 lekë edhe pas zgjedhjeve.

 

Ky është niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë në vend dhe hedh poshtë idetë që gjithcka  lidhej me mbajetjen e zgjëedhjeve vendore në vend.

 

Kursi i këmbimit ka qenë një temë debate edhe në komisionin e ekonomisë ku Guvernatori Gent Sejko deklaroi se gjithçka është e lidhur me flukset e qarkullimit të euros në treg.

 

Guvernatori theksoi se Banka e Shqipërisë nuk parashikon të ndërhyjë dhe se prishmëritë janë që edhe në muajt e ardhshëm do të vijoj forcimi i lekut ndaj euros./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat