Secondary Adv

Barra e taksave te larta ne Tirane, biznesi punon afersisht 4 muaj per shtetin

Sot është dita e lirisë fiskale, raporton Al-Tax. Nga raporti midis detyrimeve tatimore të paguara në vitin 2015 me prodhimin e brendshëm të qarkut të vitit 2015, barra tatimore më e ulët është në qarkun e Beratit me një tregues të barrës në nivelin 12,4%.

 

Në vend të dytë është qarku i Fierit me treguesin e barrës në nivelin 15,9%. Në vend të tretë është qarku i Shkodrës me treguesin e barrës në nivelin 19,2%.Në këto qarqe edhe pse nuk ka patur politika tatimore specifike, shihet se administrimi i tatimeve neovjitet të mbajë një vëmendje të veçantë duke marrë në analizë si elemntët e bazës për secilin nga tatimet, por edhe cilësinë e vlerësimeve tatimore dhe nivelin e kontrollit ndaj evazionit tatimor.


Barra tatimore më e lartë është në qarkun e Tiranës me 27,4%. Pas këtij qarku barrën më të lartë e mban qarku i Elbasanit me 27,3% dhe më pas qarku i Durrësit me nivelin e barrës tatimore në 27,2%. Ndërsa, qarqet e Gjirokastrës, Dibrës dhe Korçës mbajnë një barrë tatimore që lëviz me 0,1 pikë përqind midis njeri tjetrit.Nga llogaritja e ditëve që konsumohen për të paguar barrën tatimore, rezulton se në varësi të nivelit të saj ndaj PBB-së, Dita e Lirisë Fiskale në 2016 ne Ballkan vjen më shpejt në Kosovë dhe më vonë në Greqi.


Dita e Lirisë Fiskale, ashtu si edhe në Ballkan edhe në Shqipëri është indeksi i lehtësimit të individit dhe biznesit nga barra e tatimeve dhe taksave.
Dita e Lirisë Fiskale për vitin 2016 është sot në ditën e 28-të të muajit Mars.Kjo datë na tregon ne shqiptarëve se na duhet të punojnë për buxhetin e shtetit të tyre deri afër fundit të dhjetëditëshit të tretë të muajit të tretë të vitit. Pas kësaj periudhe, puna dhe fitimet i përkasin individeve dhe pronareve të biznesit, pasi konsiderohet se llogarite e detyrimeve me buxhetin janë mbyllur pas afër tre muaj pune qe jane konsumuar per ti derdhur per shtetin si kontribut i produktit prej punës apo kapitalit.


Liria Fiskale vjen fillimisht në qarkun e Beratit. Banorët e kësaj zone e festojnë këtë ditë në mes të Shkurtit 2016. Pas tyre janë banorët e qarkut të Fierit, të cilët e festojnë Ditën e Lirisë Fiskale në fundin e muajit Shkurt 2016.Banorët e qarkut të Tiranës janë të fundit që mbyllin periudhën 4 mujore të festimit të lirisë fiskale. Data që u përket për ta festuar është 9 Prill 2016, sipas Al-Tax.


Më të lexuarat