Secondary Adv

Kendet e lojrave ne Tirane, Bashkia zgjedh 11 zonat ku do te ndertohen

Bashkia e Tiranës ka miratuar 11 zona në kryeqytet ku do të ndërtohen këndet e lojërave, kryesisht të shpërndara nëpër lagje me qëllim që fëmijët të kenë ambiente të denja ku të luajnë, duke qenë se aktualisht Tirana është e varfër në këtë drejtim.


Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj është shprehur i vendosur për vijimin e të tilla projekteve, po ashtu edhe të projektit për ndërtimin e këndit të lojrave në Parkun e Liqenit Artificial. Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës po vijon investimet për rikonstruksionin e godinave të kopshteve që janë të amortizuara ndër vite me qëllim që vogëlushëve tu ofrohen ambiente komode.


Kryebashkiaku, Erion Veliaj, ka qenë i pranishëm në nisjen e punimeve për rikonstruksionin e kopshti nr. 20, i cili është një nga 23 kopshtet që në të cilat po punohet gjatë këtij viti.Godina e kopshtit nr. 20 është dy katëshe dhe është ndërtuar në vitin 1983. Rikonstruksioni i fundit i kësaj godine është kryer para 18 vitesh dhe aktualisht ajo paraqet një gjendje aspak të mirë për kushtet që duhet të plotësojë një ambient publik që i shërben fëmijëve.


Më të lexuarat