Secondary Adv

Shumica e qytetareve ne Gjermani, te pakenaqur me punen e qeverise

Një sondazh tregon rënie rekord të shkallës së qytetarëve që janë të kënaqur me qeverinë në Gjermani dhe se 1 në 5 persona është i kënaqur me punën e qeverisë.

 

Sipas sondazhit të zhvilluar nga transmetuesi publik ARD, partitë kryesore opozitare të Unionit Kristian Social (CDU-CSU) kanë 29 për qind të votave, Partia Socialdemokrate, e cila formon qeverinë e koalicionit, 18 për qind, Të Gjelbrit 15 për qind dhe Partia Demokratike e Lirë (FDP) 7 për qind.

 

Sipas sondazhit, 79 për qind e qytetarëve janë të pakënaqur me punën e qeverisë federale. Theksohet se Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë u bë partia e tretë më e madhe në vend me 18 për qind të votave.

 

Përqindja e votave të ekstremit të djathtë AfD është në të njëjtin nivel me partinë SPD të kryeministrit, Olaf Scholz.

 

Raportohet se votuesit gjermanë janë zhvendosur në AfD për shkak të zhgënjimit në partitë e mëdha dhe të konsoliduara me politikën e emigracionit dhe rritjen e numrit të refugjatëve. Partia e Majtë rrezikon të bie nën pragun elektoral prej 5 për qind.

 

Në zgjedhjet e mbajtura në Gjermani në vitin 2021, nga partitë që formuan qeverinë e koalicionit SPD mori 25.7 për qind, FDP 11.5 për qind dhe Të Gjelbrit 14.5 për qind. Nga partitë opozitare, CDU-CSU mori 24.1 për qind dhe AfD 10.3 për qind të votave./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat