Secondary Adv

Shqiptaret rrisin shpenzimet per sigurime, 65 milione euro ne 2023

Gjatë katër muajve të parë të vitit, shqiptarët kanë rritur ndjeshëm shpenzimet për të siguruar pronat, jetën apo shëndetin.

 

Totali i arkëtimeve të kompanive për periudhën janar prill ka shkuar në rreth 65 milionë euro, me një rritje të fortë krahasuar me vitet e mëparsëshme.

 

Sipas të dhënave zyrtare të Autoriteit të Mbikqyrjes Financiare, arkëtimet nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-prill 2023 kapën vlerën 6,8 miliardë lekë, ose 16.75% më shumë se në janar-prill 2022.

 

Gjatë muajit janar-prill 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 384,225 me një rritje prej 14.31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.67% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 8.31% dhe risigurimi  0.021%.

 

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 46.69% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 53.31% të totalit të tregut.

 

Ndërkohë që rënie kanë shënuar dëmet e paguara nga kompanitë. Gjatë muajit janar-prill 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,1 miliardë lekë, ose 3.26% më pak se në janar-prill  2022, kryesisht ndikuar nga efektet e dëmeve në sigurimin e pronës.

 

Ndërkohë që dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin janar-prill 2023 kapën vlerën 1,533 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 9.83% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Burimi: Scan


Më të lexuarat