Secondary Adv

Qeveria jep me koncesion ndricimin dhe plazhet publike

Sektorët më të përshtatshëm, sipas qeverisë, për partneritet publik-privat në qeverisjet vendore janë ndriçimi publik dhe plazhet publike.

 

Këtë e deklaroi ministri i Financave, Arben Ahmetaj gjatë një konference me USAID për PPP, i cili tha se kostot për këto dy sektorë nuk mund të përballohen nga bashkitë pasi janë të larta.Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi u ndal në ndryshimet e bëra në ligj për koncensionet dhe Partneritetin Publik - Privat. Duke sjellë shembull vendet e Europës ku një bashkëpunim i tillë për vitin 2014 ka siguruar rreth 16.3 miliardë euro.

 

Përfaqësuesi  i USAID, Markus Xhonson u ndal në faktin që edhe pse PPP, kanë përfitim dhe janë në rritje e rëndësishme është ato të bëhen në  transparencë të plotë. Projketi pilot i Partneritetit Publik – Privat është apikuar në tre sektorë, në efikasitetin e energjisë publike në rrugën e Fierit, riciklimin e mbetjeve të ngurta në Berat dhe menaxhimin e parkimit në Korçë.

 

Ndërkohë që PPP pritet që të shtohen edhe në sektorë të tjerë ku shteti nuk ka mundësi që të ofrojë shërbimet me cilësinë që i ofron privati. Financimet në PPP dhe koncensione janë rritur nga viti në vit kështu nëse i referohemi viteve 2000-2013 kanë qënë 2.45 miliardë dollarë investime prej të cilave 50% kanë qënë në informatikë dhe telekomunikacion.


Më të lexuarat