Tirane, ALUIZNI ben publike emrat e 273 qytetareve qe marrin lejet e legalizimit
ALUIZNI ka bërë publike emrat e 273 qytetarëve në kryeqytet të cilëve u është miratuar leja e legalizimit dhe që duhet të kryejnë veprimet përkatëse për marrjen e pronësisë mbi truallin.
Në listën emërore të poseduesve të ndërtimeve informale, janë paraqitur të dhënat e personave që duhet të tërheqin faturën financiare për fitimin e së drejtës së pronësisë mbi truallin, ashtu si dhe njësia bashkiake ku gjendet objekti. Qytetarët e poshtëshënuar duhet të paraqiten pranë zyrave rajonale të ALUIZNI-t të Tiranës, për të tërhequr faturat e parcelës ndërtimore dhe për të lidhur kontratat e fitimit të pronësisë së truallit. (Kliko ketu per te pare listen)
Pagesa ALUIZNI ka theksuar në vazhdimësi se të gjithë qytetarët do të përfitojnë një zbritje në masën 20% të vlerës së parcelës ndërtimore, në rast pagese të menjëhershme brenda 45 ditëve nga data e njoftimit. Mbas 45 ditësh, nga data e njoftimit, vlera e parcelës ndërtimore do të paguhet e plotë. (Kliko ketu per te pare listen)