Secondary Adv

Mbi 22 mije shqiptare moren nenshtetesi italiane ne vitin 2022

Mbi 22 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësi italiane gjatë vitit të fundit.

 

Tkurret numri emigrantëve me kombësi shqiptare në Itali e rritet numri i italo-shqiptarëve. Shqiptarët vazhdojnë të jenë për të disatin vit rresht ndër komunitetet e huaja me numrin më të lartë të kërkesës e pajisjes me nënshtetësi italiane.

 

Ata konfirmohen në vendin e parë me listën e emigrantëve që marrin shtetësinë italiane, gjë që ka cuar në reduktimin e numrit të tyre si emigrantë me shtetësi shqiptare.

 

Aktualisht emigrantë shqiptarë në Itali janë 381 120, shifër qe vjen duke u tkurrur çdo vit. Në vitin 2022, të huajt që morën nënshtetësinë italiane ishin 133.236 (50,9% femra dhe 49,1% meshkuj), 9,7% më shumë se në vitin 2021, vit në të cilin u regjistruan 121,457 italianë të rinj.

 

Në të dhënat më të fundit të disponueshme për të marrë nënshtetësinë italiane ishin kryesisht shqiptarë (22.493), marokenë (16.588), rumunë (9.435), brazilianë (5.460),

 

Bangladesh (5.116), indianë (4.489), pakistanezë (4.410), argjentinas (3,669, më shumë se dyfish në krahasim me 2020, vit në të cilin ishin 1,717), moldavë (3,633) dhe egjiptianë (3,531).

 

Numri i lartë i kërkesës nga qytetarë brazilianë dhe argjentinasit është për shkak të mundësisë së natyralizimit që ata kanë nga reforma ius sanguinis, pra falë paraardhësve të tyre italianë.

 

Mesatarisht, në vitin 2022, një në çdo 38 banorë të huaj u bë italian. Në dekadën e fundit janë shënuar niveli më i ulët i marrjes së nënshtetësisë italiane, më 2012 (me 65,383) në pikat më të lartë të shënuara më 2015 me 178,035 nënshtetësi të marra dhe më 2016 me 201,591.

 

Të dhënat më të fundit të disponueshme të Eurostat-it që i referohen vitit 2021 tregojnë se ndër vendet e BE, Suedia është shteti me shkallën më të lartë vjetore të marrjes së shtetësisë (një për çdo 10 banorë të huaj), ndjekur nga Holanda (një në çdo 19) dhe Rumania (një në çdo 22 banorë të huaj), ndërsa Italia renditet në vendin e nëntë.

 

Është interesante të theksohet se nga viti 2014 deri në vitin 2021 Italia ka luhatur gjithmonë midis vendit të pestë dhe të dhjetë në renditje.

 

Në të dhënat më të fundit të disponueshme për të marrë nënshtetësinë italiane ishin kryesisht shqiptarë (22.493), marokenë (16.588), rumunë (9.435), brazilianë (5.460), Bangladesh (5.116), indianë (4.489),

 

pakistanezë (4.410), argjentinas (3,669, më shumë se dyfish në krahasim me 2020, vit në të cilin ishin 1,717), moldavë (3,633) dhe egjiptianë (3,531).

 

Numri i lartë i kërkesës nga qytetarë brazilianë dhe argjentinasit është për shkak të mundësisë së natyralizimit që ata kanë nga reforma ius sanguinis, pra falë paraardhësve të tyre italianë.

 

Këto janë të dhënat e raportuara nga Fondacioni ISMU ETS të përpunuara në bazë të statistikave më të fundit të Istat dhe Eurostat./Burimi: Oranews.al


Më të lexuarat