Secondary Adv

Zgjatet deri ne 2025 mandati i EULEX-it ne Kosove

Këshilli i BE-së vendosi zgjatjen edhe me dy vite të misionit për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.

 

Vendimi është publikuar në Gazetën Zyrtare, ku njoftohet zgjatja deri më 14 Qershor 2025. “Në kontekstin e rishikimit strategjik të EULEX KOSOVË, Komiteti Politik dhe i Sigurisë (PSC) ra dakord që që mandati i EULEX KOSOVË të zgjatet deri më 14 qershor 2025.

 

PSC gjithashtu ra dakord që, përveç vazhdimit të zbatimit të detyrave të tij, EULEX KOSOVË duhet të ndihmojë Autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës në zhvillimin e kapaciteteve të tyre për të shkëmbyer me homologët rajonalë dhe ndërkombëtarë në fushën e ndihmës juridike dhe bashkëpunimit në çështjet penale.”, thuhet në njoftim.

 

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka filluar në vitin 2008 si misioni civil më i madh në kuadër të Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje.

 

Misioni i përgjithshëm i EULEX-it ka për qëllim të mbështesë institucionet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit,

 

qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat më të mira evropiane./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat