Secondary Adv

Shfuqizohet Bordi i Transparences per karburantet

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Këshilli i Ministrave vendosi të shfuqizojë Bordin e Transparencës për hidrokarburet.

 

Vendimi u njoftua nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj. “Ngritëm një bord të transparencës për kontrollin dhe monitorimin e cmimit të tregut të hidrokarbureve.

 

Përcaktuam marzhe fitimi me qëllim limitin e cmimit të tregut dhe të limitonim abuzimet me kompanitë e tregtimit. Tregjet janë stabilizuar në cmimet që ishin përpara krizës.

 

Bazuar edhe në vendimin e Kushtetueses, sot morëm vendim për shfuqizimin e Bordit të hidrokarbureve.” u shpreh Ibrahimaj./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat