Secondary Adv

Doganat rrisin te ardhurat pavaresisht efektit negativ te kursit

Në maj të ardhurat nga doganat arrijnë rekord, burimi kryesor produktet e akcizës.

 

Mbahet ritmi pavarësisht efekteve negative të kursit të këmbimit. Të dhënat operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se të ardhurat nga doganat janë rritur gjatë maj 2023 duke arritur në shifrën 19.6 miliardë lekë ose rreth 3.1 miliardë lekë (rreth 31 milionë USD) më shumë se muaji prill 2023.

 

Edhe krahasimi me të njëjtin muaj të vitit të kaluar tregon se të ardhurat ishin 1.4 miliardë lekë ose rreth 14 milionë dollarë më të larta se Maj 2022. Referuar planit, të dhënat operative tregojnë një realizim mbi 100 % të parashikimit.

 

Informacionet zyrtare tregojnë se burimi kryesor në rritjen e të ardhurave janë kryesisht e sasive të mallrave që paguajnë akcizë si karburanti me 8 mijë tonë më shumë dhe cigare me 10 ton më shumë krahasuar me Maj 2022.

 

Në krahasim me V-mujorin 2022 janë realizuar rreth 322 milion lek me shume. Të ardhurat nga taksa doganore për 5 mujorin ishin 356 Milionë lek më shumë që vjen si pasojë: e rritjes së importeve të konstruksioneve metalike me 74 Milionë lek, sheqer me +54 Milionë lekë, Mishi me +48 Milionë lekë etj.

 

Produktet e akcizës kanë sjellë në total +1,6 miliardë lek që ka ardhur përgjithësisht nga rritja e importit të karburantit me rreth +555 Milionë lekë, Gazit me +527 Milionë lekë, Duhan-Cigareve me rreth +50 Milionë lekë dhe birra me +75 Milionë lekë.

 

Në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar efekt pozitiv kanë dhënë autoveturat e përdorura me +600 Milionë lek dhe Detergjentet me +315 Milionë lek.

 

Sipas të dhënave nga doganat, është mbajtur pozitiv ritmi i rritjes së të ardhurave i cili do të ishte shumë më i lartë nëse nuk do ishin efektet negative të kursit të këmbimit të mbiçmimit të lekut ndaj euros dhe dollarit si valutat kryesore që kryhen importet.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/doganat-rrisin-te-ardhurat-pavaresisht-efektit-negativ-te-kursit-te-kembimit/


Më të lexuarat