Secondary Adv

Protesta masive ne Serbi, kerkojne doreheqjen e Vucic

Në Beograd u mblodhën dje dhjetëra mijë vetë në një demonstratë kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe partisë në pushtet SNS.

 

Pjesëmarrësit në manifestimin e protestës u mblodhën përpara parlamentit në qendër të kryeqytetit dhe marshuan në dy kolona të ndara drejt selisë së qeverisë, sikurse njoftojnë mediat në Serbi.

 

Kritikët e akuzojnë presidentin 53 vjeçar për një stil autokratik politik dhe për ekonomi të tarafeve. Ata kërkuan dorëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiq si dhe nëpunësve përgjegjës për aparatin e sigurisë.

 

Protestuesit akuzojnë Vuçiqin dhe mediat bulevardeske nën kontrollin e tij, se po krijojnë një klimë të urrejtjes dhe të dhunës. Sipas protestuesve qeveria nuk po i kundërvihet me vendosmërinë e duhur dhunës së përhapur në vend, posedimit privat të armëvedhe kriminalitetit të organizuar.

 

Përveç kësaj kritikohet edhe për korrupsionin dhe kufizimin e lirisë së medias. Vuçiç tha të premten, se qeveria nuk mund të bëhet përgjegjëse për krimet. Manifestimi u organizua nga partitë e majta të opozitës si dhe lëvizjet qytetare./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat