Secondary Adv

Vendim, pensionet e para te 1996 behen 23640 leke ne muaj

Ndryshimet e ligjit të pensioneve pas vitit 1992 kanë sjellë një çrregullim të skemës së kontributeve. Kështu për të njëjtën punë, të njëjtin vit sigurimesh, në vitet 1993 deri në vitin 1996 nga qeveria e asaj kohe janë lidhur pensione me vlera të ndryshme.


Pensionet
Gazeta Panorama ka në dorë projektvendimin e qeverisë që pritet të miratohet shumë shpejt, i cili synon të zgjidhë pikërisht këtë ngërç. Pra, të rrisë pensionet e pensionistëve të para vitit 1996, me vlera nga 175 deri në 3737 lekë/muaj, në mënyrë që të barazojë përfitimin.Kështu, një mjek, mësues, zyrtar, apo i punësuar për pak kohë në sistemin privat dhe që ka dalë në pension para vitit 1996, të ketë trajtim të njëjtë me kolegët e tij. Shtesat variojnë sipas kategorive dhe synojnë barazim të përfitimit. Sipas përllogaritjeve, të gjashtë kategoritë kanë një të përbashkët. Pas miratimit të vendimit, pensionet maksimale do të arrijnë në 23640 lekë në muaj. Në këtë mënyrë, këto pensione barazohen me pensionet e dhëna nga data 1 janar 1997.


Pjesa e vendimit që rrit pensionet dhe sa bëhet pensioni maksimal
Gazeta po boton pjesën ku përcaktohet shtesa për çdo kategori në vendimin, “Për ngushtimin e diferencës në masën e pensionit”. Kështu, pensionet e plota të pleqërisë të caktuara në periudhën 1.10.1993 deri në 31.12.1996 dhe që vazhdojnë të paguhen pas datës 1.08.2015, shtohen nga 175 lekë deri në 3737 lekë/muaj.


Kategoria e parë
“Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1993 deri në 31.12.1996 me masë pensioni për këtë periudhë nga 1286 lekë deri në 2474 lekë në muaj dhe pas datës 1.08.2015 kanë masë pensioni nga 12.747 lekë deri në 21.169 lekë në muaj, shtohen në shuma fikse nga 182 lekë deri në 2471 lekë në muaj”. Në bazë të llogaritjeve pensioni minimal bëhet 12929 lekë në muaj, ndërsa maksimali bëhet 23640 lekë në muaj.


Kategoria e dytë
“Pensionet e plota të pleqërisë të caktuara në periudhën 1.01.1994 deri në 30.09.1994 me masë pensioni në këtë periudhë nga 3366 lekë deri në 3840 lekë në muaj dhe që pas datës 1.08.2015 kanë masë pensioni 20.176 lekë deri në 21.154 lekë në muaj shtohen me shuma fikse nga 1626 lekë deri në 2486 lekë në muaj”. Pas shtesës pensioni minimal 21802 lekë në muaj dhe maksimali arrin në 23640 lekë në muaj.


Kategoria e tretë
“Pensionet e plota të pleqërisë të caktuara në periudhën nga 1.10.1994 deri në 30.04.1995 me masë pensioni në këtë periudhë nga 3647 lekë deri në 4120 lekë në muaj dhe që pas datës 1.08.2015 kanë masë pensioni nga 20.098 lekë deri në 21.152 lekë në muaj shtohen me shuma fikse nga 517 lekë deri në 2488 lekë në muaj”. Pas shtesës, pensionet bëhen 20615 lekë në muaj dhe maksimali 23640 lekë/muaj.


Kategoria e katërt
“Pensionet e plota të pleqërisë të caktuara në periudhën nga 1.5.1995 deri në 30.9.1995 me masë pensioni në këtë periudhë nga 3993 lekë deri në 4400 lekë në muaj dhe që pas datës 1.08.2015 kanë masë pensioni nga 20.102 lekë deri në 21.158 në muaj, shtohen me shuma fikse nga 417 lekë deri në 2482 lekë në muaj”. Pas miratimit të vendimit, pensionet arrijnë në 20519 lekë në muaj dhe maksimali 23640 lekë në muaj.


Kategoria e pestë
“Pensionet e plota të pleqërisë të caktuara në periudhën nga 1.10.1995 deri në 31.03.1996 me masë pensioni në këtë periudhë nga 4401 lekë deri në 4928 lekë në muaj dhe që pas datës 1.08.2015 kanë masë pensioni nga 20.021 lekë deri në 21.160 lekë në muaj shtohen me shuma fikse nga 175 lekë deri në 2480 lekë në muaj”. Pas shtesës, pensionet arrijnë në 20196 lekë në muaj dhe 23640 lekë në muaj.


Kategoria e gjashtë
“Pensionet e plota të pleqërisë të caktuara në periudhën nga 1.04.1996 deri në 31.12.1996 me masë pensioni në këtë periudhë 5420 lekë në muaj dhe që pas datës 1.08.2015 kanë masë pensioni 19.903 lekë në muaj, shtohen me shumë fikse 3737 lekë në muaj”. Këtu llogaritja është më e thjeshtë, pasi të gjithë personat që kanë një pension 19903 lekë/muaj do të përfitojnë një shtesë të njëjtë prej 3737 lekësh në muaj, duke arritur pensionin 23640 lekë në muaj.


Më të lexuarat