Scholz u drejtohet bizneseve gjermane: Punesoni te huaj
Shoqëria gjermane duhet të kuptojë, se punëtorët e kualifikuar nga jashtë nuk janë vetëm të nevojshëm, por në të vërtetë janë të mirëpritur.
Deklarata u bë nga kancelari Olaf Scholz në Forumin Ekonomik të Gjermanisë Lindore. Ai shtoi se punëdhënësit mund të kontribuojnë për një Gjermani të hapur dhe kjo është ajo që ai po iu kërkonte të bënin.
Shcolz theksoi se ksenofobia dhe paragjykimi janë gjërat e fundit që i duhen vendit. Ai e përshkroi mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar si pikën më të dobët për punëdhënësit në Gjermaninë lindore, ku pagat janë mesatarisht më të ulëta se në Perëndim.
Punëtorët në lindje fitojnë mesatarisht rreth 620 euro më pak se punëtorët e Gjermanisë Perëndimore dhe në disa degë edhe 1,000 euro më pak.
Sipas tij, zgjidhja është që organizatat e punëdhënësve dhe sindikatat të rrisin atraktivitetin e provincave të Gjermanisë Lindore për investitorët dhe punëtorët.
Në konferencën në Bad Zarov, 50 kilometra në juglindje të Berlinit, përfaqësues të politikës, biznesit, shkencës dhe shoqërisë diskutuan tema kryesore ekonomike.
Kancelari gjermani tha se qeveria e tij mbështet kompanitë në trajnimin dhe edukimin e ekspertëve. Por e vërteta është se punëtorët gjermanë nuk do të jenë në gjendje të kompensojnë hendekun që ndihet veçanërisht në lindje të vendit./Burimi: Telegrafi