Secondary Adv

Ndryshon ligji per lejet mjedisore, nga tarifat tek rastet kur ka transferime

Dy projektligje të lidhura me lejet mjedisore janë nxjerrë për konsultim duke reflektuar ndryshimet ligjore sa i takon llojit të lejeve që jepen.

 

I pari është drafti “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin n. 419 darë 25.06.2014 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kërkesave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave për leje mjedisi të topave A, B dhe C për transferimin e lejeve nga një subjekt te tjetri,

 

të kushteve për lejet respektive të mjedisit si dhe rregullave të hollësishme për shqyrtimin e tyre nga autoritetet kompetente deri në lëshimin e këtyre lejeve nga QKB-ja i ndryshuar”.

 

Relacioni nënvizon se nëpërmjet ndryshimit të këtij projektvendimi synohet ndërhyrja dhe saktësimi në strukturën e projektvendimit të dispozitave mbi sistemin e lejeve të mjedisit,

 

duke e përditësuar atë, në bazë të ligjit të ndryshuar nr. 10448, datë 14.07.2011 “Për lejet e mjedisit” të ndryshuar,

 

nga një sistem prej tri nivelesh të lejeve të mjedisit, tipi A, B apo C, në një sistem vetëm me dy nivele të lejeve të mjedisit përkatësisht leje të tipit A dhe B, duke eliminuar kështu lejet e mjedisit të tipit C, tashmë të shfuqizuara.

 

“Gjithashtu rishikimi i procedurës për shqyrtimin e kërkesave synon lehtësimin e çdo subjekti që aplikon për leje mjedisi të tipit A dhe B, duke i lënë hapësirë në rast parregullsish, të plotësojë dokumentacionin e kërkuar sipas ligjit, pa kosto shtesë financiare si dhe të pajiset me leje mjedisi brenda afateve më të reduktuara.

 

Në kuadër të ristrukturimit të institucioneve të varësisë të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, konkretisht shkrirja e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave si dhe përditësimit të termave të organeve inspektuese, janë bërë ndryshimet përkatëse kudo në strukturën e projektvendimit, në funksion të teknikës legjislative” thuhet në relacion.

 

Drafti për tarifat

Një tjetër draft në konsultim është ai “Për disa ndryshime në vendimin nr 417 datë 25.06.2014 i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e tarifave të lejeve të mjedisit”.

 

Sipas relacionit nëpërmjet ndryshimit të këtij projektvendimi synohet ndërhyrja dhe saktësimi në strukturën e projektvendimit të dispozitave mbi sistemin e lejeve të mjedisit, duke e përditësuar atë, në bazë të ligjit të ndryshuar nr. 10448, datë 14.07.2011 “Për lejet e mjedisit” të ndryshuar,

 

nga një sistem prej tri nivelesh të lejeve të mjedisit, tipi A, B apo C, në një sistem vetëm me dy nivele të lejeve të mjedisit, përkatësisht leje të tipit A dhe B, duke eliminuar kështu në përmbajtje të vendimit ekzistues, lejet e mjedisit të tipit C, tashmë të shfuqizuara.

 

“Gjithashtu në kuadër të shmangies së problematikave që mund të hasen gjatë pagesës së tarifave vjetore ku subjekti me të njëjtin emër mund të ketë 2 ose më shumë leje mjedisi, është shtuar numri i identifikimit të lejes mjedisore të operatorit (PN), gjatë kryerjes së kësaj procedure”, thuhet në relacion.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/lejet-e-mjedisit-gati-ndryshimet-ligjore-tek-tarifat-dhe-rastet-kur-ka-transferime

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/lejet-e-mjedisit-gati-ndryshimet-ligjore-tek-tarifat-dhe-rastet-kur-ka-transferime/


Më të lexuarat