Rrembimi i 3 policeve, Kurti: Brenda territorit tone, e pakuptimte heshtja e nderkombetareve
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një deklaratë për mediat ka publikuar foton e hartës ku ka ndodhur rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.
Kurti thotë se rrëmbimi ka ndodhur brenda territorit të Kosovës dhe policia në bashkëpunim me KFOR kanë gjetur gjurmët e policëve serbë, si edhe ushqimet që ata kanë ngrënë dhe prangat. KURTI thotë se nuk e kupton përse hesht KFOR.
Këtu e kemi një foto të hartës ku mund të shihni se si vendi ku janë rrëmbyer tre policët ndihet 1 km larg kufirit në thellësi të territorit të Kosovës.
Rrëmbimi ka ndodh në këtë vendin që është thellë, është 1 km larg kufirit në njërën anë që i bie të jetë pjesa veri perëndimore, pastaj 670 m larg pjesa veriore, 300 metra në jugperëndim.
Kemi foton edhe e rrugës së prerë që shihet qartazi se nuk kanë mundur të kalojën tutje siç pretendon Serbia, që paskan shkuar në serbi dhe qenkan arrestuar, bëhet fjalë për rrëmbim në Kosovë.
Kjo rruga e prerë është bërë për të ndalur 16 shtigjet ilegale që janë bërë vitin e kaluar dhe nuk bëhet fjalë për tejkalim të kufirit sic pretendon Serbia.
Në vendin e ngjarjes ka qenë KFOR, policia e Kosovës dhe janë gjendur gjurmët e këpucëve të huaja në drejtim të Serbisë, por edhe prangat lidhëse plastike, si është e mundur që pretendojnë se janë arrestuar në Serbi ku prangat janë në vendin që themi në.
Ajo çfarë mua vazhdon të më habisë është fakti se as të nesërmen me këtë të vërtetë që po e shfaqim para jush, nuk del KFOR. Ky vend është qartazi në Kosovë, edhe automjeti edh e ushqimi që kanë ngrënë policët është thellë në territorin e Kosovës.
Bëhet fjalë për 2 formacione të armatosura të Serbisë që kishin hyrë në territorin tonë me të cilat duhet të merrej KFOR-i. Dy njësitë serbe duket që kanë bërë vëzhgim dhe më pas rrëmbimin.
Nuk bëhet fjalë për arrestim, arrestimin e ka bërë policia e Kosovës për kriminelin Millun Millenkoviç. Vetë policët kanë përjetuar hakmarrjen e Serbisë.
Kryeministri Albin Kurti e cilësoi si të pakuptimtë heshtjen e ndërkombëtarëve për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme ku u rrëmbyen 3 policë të Kosovës nga ana e forcave serbe. Ai tha se qëndrimi i tyre nuk ndihmon për depërshkallëzimin e situatës.
“Të gjitha këto i ka edhe KFOR-i. Ne me partnerët tanë i ndajmë informaat por heshtja e tyre nuk i kontribuon as depërshkallëzimit, as hetimit dhe as drejtësisë. Nuk ka kuptim që për një ngjarje në territorin e Kosovës, as të nesërmen të mos kemi kurrëfarë deklarate zyrtare.
Mund të jetë edhe shkelje e rezolutës por ëhstë komandanti i KFOR-it që për çdo deklaratë përmend rezolutën 1244. Ne e konsiderojmë kushtetutën e vendit dhe ligjin si të drejtë dhe përgjegjësi tonën”- tha Kurti./Burimi: Shqiptarja.com