Secondary Adv

Tre shperthime prane stacioneve policore ne Zvecan dhe Mitrovicen e Veriut

Tre shpërthime kanë ndodhur gjatë natës në afërsi të stacioneve policore në Zveçan dhe në Mitrovicën e Veriut.

 

Lajmi është konfirmuar për mediat e Kosovës nga zëdhënësi i policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani. Elshani tha se me shumë gjasa bëhet fjalë për shok-bomba, teksa bëri të ditur se nuk ka të lënduar.

 

Ai tha se një veturë e policisë është dëmtuar. Zëdhënësi i policisë thotë se është hapur një hetim, por ende nuk ka të dyshuar. Këto zhvillime po ndodhi në kohë kur tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe janë rritur. 

 

Tre efektivë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe në veri. Kosova ka bërë thirrje për t’i liruar menjëherë, por sipas Serbisë ata janë arrestuar pasi janë gjetur duke patrulluar 1.8 km larg kufirit me veriun.

 

Ndërkohë Departamenti Amerikan i Shtetit kërkoi një ditë më parë lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të policisë kufitare të Kosovës të rrëmbyer dje nga forcat serbe.

 

Tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.

 

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet u lënduan dhjetëra persona nga të dyja palët.

 

Më 13 qershor, policia e Kosovës, kreu një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviç, si i dyshuar dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve të ngjarjeve në Zveçan më 29 maj./Burimi: Shqiptarja.vom


Më të lexuarat