Secondary Adv

Kolegji Zgjedhor vendos perseritjen e zgjedhjeve ne Bashkine e Rrogozhines

Kolegji Zgjedhor ka vendosur përsëritjen e zgjedhjeve në bashkinë e Rrogozhinës.

 

Kolegji ka pranuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për pavlefshmërinë e rezultatit për kutinë e burgut. Nuk ka një deklaratë që bën me dije nëse kutia rezultati i kutisë është shpallur i pavlefshëm, por është njoftuar vetëm përsëritja e procesit.

 

Duke qenë se diferenca e votave mes dy kandidatëve ishte më e vogël se ajo e pjesëmarrësve në votime në këtë QV, është vendosur përsëritja e procesit. Gazetari Ergys Gjençaj raporton se zgjedhjet priten të mbahen brenda një periudhe prej katër javësh.

 

Kujtojmë se kandidati i Partisë Socialiste fitoi në këtë bashki me një diferencë prej vetëm 21 votash nga kandidati i “BF”. Kolegji në vendimin e marrë në seancë ka shfuqizuar vendimin e KAS dhe ka shpallur të pavlefshme zgjedhjet dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve.

 

Më 6 qershor Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të njohë si të vlefshëm votimin e të burgosurve në burgun e Rrogozhinës./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat