Secondary Adv

Konfiskimi i kateve pa leje, Gjykata Kushtetuese rrezon kerkesen e opozites

Gjykata Kushtetuese nuk e vlerëson si të paligjshme vendimin e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.

 

Këtë të enjte, ka rrëzuar kërkesën e opozitës për të shfuqizuar këtë vendim të qeverisë.

 

Me një nismë të firmosur nga 28 deputetë, Partia Demokratike depozitoi në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, duke e konsideruar si anti-kushtetues me qëllimin për të legalizuar katet pa leje në kullat e oligarkëve.

 

Por Gjykata, me vendimin e kësaj të enjteje hodhi poshtë pretendimet e opozitës, duke e vlerësuar VKM-në si Kushteteuse. Me rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike nga Kushtetuesja, mbetet në fuqi VKM për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.

 

Në vjeshtën e vitit të kaluar, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmim tregu dhe në këtë mënyrë u legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit.

 

Në të kundërt ndërtimet do të konfiskohen nga ana e qeverisë. Vendimi i zbardhur pritet të bëhet publik në ditët në vijim./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat