Secondary Adv

Qeveria miraton projektligjin per kanabisin per qellime mjekesore

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për kanabisin për përdorim mjekësor.

 

Vendimi është marrë ditën e sotme, ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se do të ngrihet Agjencia kombëtare për kontrollin e kanabisit. "Ka miratuar projektligjin për kanabisin, për qëllime mjekësore dhe industriale.

 

Nga këshillimi kombëtar ku 61% e qytetarëve u shprehën pro, ka filluar puna nga disa ministri. Ky projektligj përcakton kuadrin rregullator për mënyrën pse si do iniciohet procesi. Qëllimi është rregullimi dhe granatimi i procesit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së prodhimin, përpunimit.

 

Aspekte kryesore, lidhen me aspekte rregullatorë që i përkasin nga momenti i kultivimit dhe eksporti i sigurt dhe i kontrolluar.

 

Ka një element të veçantë, aspekti rregullator përcakton edhe institucionet që do merren me kontrollin e përpunimit dhe prodhimit të produkteve për qëllime mjekësore.

 

Krijohet Agjencia kombëtare për kontrollin e kanabisit. Janë parashikuar të gjitha kushtet për aspektet e dhënies së licencave dhe lejeve me kritere të përcaktuara dhe konsultuara dhe mirëoganizuara. Kemi patur gjithë vëmendjen e duhur për të gjithë praktikat më të mira në botë", tha Manastirliu./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat