Secondary Adv

Gjermania do te miratoje reformen e shtetesise kete vit

Gjermania do të reformojë ligjin e shtetësisë këtë vit dhe do të mundësojë shtetësinë e shumëfishtë për emigrantët, tha kancelari Olaf Scholz.

 

Duke folur në një konferencë për shtyp në Berlin, Scholz tha se qeveria e tij e koalicionit po përgatit aktualisht një projektligj që do të lehtësojë procesin e natyralizimit.

 

“Me reformën, kushdo që merr nënshtetësinë gjermane do të mund të mbajë shtetësinë e mëparshme”, tha ai, duke shtuar se aktualisht, ky është rasti për shtetasit nga vendet anëtare të BE- së dhe disa vende të tjera.

 

“Kjo është një reformë e nevojshme, tani po hyjmë në vijën përfundimtare dhe kjo do të realizohet brenda këtij viti”, tha ai.

 

Mbi 10 milionë nga 84 milionë banorët e Gjermanisë janë të huaj dhe shumë prej tyre nuk kanë nënshtetësi gjermane , edhe nëse ata prej kohësh jetojnë në vend.

 

Sholz ka thënë vazhdimisht se përshpejtimi i procesit të natyralizimit do të rriste integrimin dhe pjesëmarrjen sociale dhe politike./Burimi: Ballkan Web


Më të lexuarat