Secondary Adv

Rama: Ne vjeshte te ketij viti do te ndertohet korridori Vlore-Himare

Në qytetin e Vlorës u zhvillua një dëgjesë publike për projektin e rrugës së “Lumit të Vlorës”, ku i pranishëm ishte kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe deputeti i këtij qarku.


Kryeministri njoftoi ndërtimin e korridorit Vlorë-Himarë, përgjatë bregdetit jonian, dhe disa projekte të tjera për këtë qytet, ndër ta rritja e kapaciteteve të portit të Vlorës.“Puna po ecën shumë mirë për rehabilitimin e portit të Vlorës, një investim goxha i rëndësishëm. Por, ajo që ka rëndësi është që për herë të parë do të bëhet e mundur që në portin e Vlorës të fillojë ankorimi i anijeve turistikë dhe anijeve të mëdha tregtare.

 

Pra, rritja e kapacitetit është shumë e konsiderueshme dhe në kohë ne po diskutojmë me një ekip inxinierësh italianë, që kanë marrë pjesë në projektimin e kësaj faze, mundësinë e një faze të tretë për të rritur kapacitetin dhe për ta kthyer përfundimisht portin e Vlorës, në një port me potencial të madh”, tha Rama.
Kryeministri shprehu edhe kritika ndaj projektit të Lungomares, i cili, sipas tij, nuk po ecën me ritmet e duhura. Ndërkohë, punimet për ndërtimin e korridorit Vlorë-Himarë do të fillojnë në vjeshtën e këtij viti, pas përfundimit të sezonit veror.


Më të lexuarat