INSTAT: Ne tremujorin e fundit te 2015 xhiro e sektorit te industrise bie me 4,4 per qind
Në tremujorin e katërt 2015, ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum në aktivitetin “Industri” (përfshirë Industri nxjerrëse dhe përpunuese) paraqitet me rënie 4,4 % krahasuar me tremujorin e katërt 2014.
Ndikimin kryesor e dha aktiviteti “Industri nxjerrëse” me një rënie prej 37,2 %.Të dhënat vijnë përmes raportit të INSTAT për“Statistikat afatshkurtra të ndërmarrjeve ekonomike” për tremujorin e katërt 2015.Anketa mat xhiron e sektorëve duke mbledhur shumat e faturuara për të gjithë aktivitetin e kryer nga ndërmarrjet.Nndërkaq ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum pasqyron rritje prej 2,1 % në aktivitetet ekonomike, krahasuar me tremujorin e katërt 2014.
Ky ndryshim në të njëjtin tremujor të vitit 2014 ishte me rritje 2,6 %.Ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum, në tremujorin e katërt 2015, paraqitet me rritje prej 3,7 % krahasuar me tremujorin e tretë 2015.Në këtë rritje ndikuan kryesisht aktivitetet që kryhen në sektorët “Ndërtim” me 28,9 % dhe “Energji elektrike, gaz, avull” me 13 %.