Secondary Adv

Renie drastike, mbi 28 mije me pak te punesuar ne Kosove ne 2023

Bie në shifra alarmante numri i të punësuarve në Kosovë.

 

Në muajt e parë të këtij viti shifra e personave të papunë rezulton se është 28 mijë e 85 persona nëse e krahasojmë me një vit më parë.

 

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në muajt e parë të vitit 2022 kanë qenë të punësuar 388 mijë 531 persona, ndërsa, ky numër në prill të vitit 2023 ka rënë në 360 mijë e 446 qytetarë.

 

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në Kosovë nuk ka dhënë një sqarim konkret se kush janë shkaktarët që kanë çuar ne rënien e punësimit këtë vit.

 

Ndërsa duket se as projekti “SuperPuna” që po prezantohet nga Qeveria për rritje të punësimit duket se nuk ka ndikuar në uljen e papunësisë.

 

Madje përfaqësues në Qeverinë e Kosovës vazhdojnë të deklarojnë se ka rritje të punësimit e rënie të papunësisë.

 

Rënia e numrit të punësuarve në këtë kohë kur inflacioni shënon 5.5% konsiderohet si një këmbanë alarmi për ekonominë e vendit dhe të familjeve në Kosovë.

 

Sipas Bankës Botërore, përgjatë vitit 2023, rritja e ekonomike pritet të jetë duke arritur në 3.7 përqind. Megjithatë, sipas BB, rreziqet mbeten të larta.

 

Presionet mund të rriten në rast të përshpejtimit të inflacionit, nivelit të papunësisë dhe ngadalësimit të rritjes së ekonomive të BE-së përtej pritjeve të tanishme./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat