Kunder punesimit me detyrim, studentet e mjekesise dalin ne proteste
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë do të dalin në protestë mesditën e sotme në Tiranë.
Mësohet se studentët në pankartën e publikuar në rrjetit sociale do të protestojnë në orën 11 përpara rektoratit të UMT-së.
Para nisjes së studimeve, studentët e mjekësisë duhet të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, pas përfundimit të studimeve duke i mbajtur peng diplomën, ose në të kundërt do paguajnë tarifën vjetore të shkollimit, me koston reale, vlerë e cila ende nuk është përcaktuar.
Por këtë gjë, studentët e mjekësisë e kundërshtojnë. Një nismë e tillë që ende nuk është bërë konkrete, u paralajmërua nga kryeministri Rama në Kongresin e parë të Shëndetësisë të mbajtur nga Ministria e Shëndetësisë në fillim të këtij muaji.
Para nisjes së studimeve, studentët e mjekësisë duhet të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, pas përfundimit të studimeve duke i mbajtur peng diplomën, ose në të kundërt do paguajnë tarifën vjetore të shkollimit, me koston reale, vlerë e cila ende nuk është përcaktuar./Burimi: Shqiptarja.com