Secondary Adv

KKT miraton lejen per nje hotel brenda ne detin e Vlores

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e ndërtimit për një hotël dy katësh brenda në det, në zonën e Lungomares në Vlorë.

 

Sipas Dokumentit të Rregullore së Veçantë, hoteli do të ngrihet mbi një pistë ekzistuese, që gjendet mes fushës së sportit dhe tunelit të Vlorës. Kompania përfituese e lejes së ndërtimit është Adhenis.

 

Ndërtesa me dy kate, në katin e parë do të ketë restorante dhe njësi shërbimi. Ndërsa kati i dytë i saj do të shërbejë si hotel. Sipas vendimit të KKT-së, thelbi i projektit është të shprehë dhe nënvizojë pamjet e jashtëzakonshme mbi Gjirin e Vlorës dhe gadishullin e Karabarunit.  

 

Disa vite më parë, qeveria nisi një aksion masiv për prishjen e ndërtimeve në bregdetin e Vlorës duke shembur më shumë se 104 ndërtesa, hotele dhe njësi biznesi për t’i hapur rrugë projektit të Lungomares./Burimi: Oligarkia.al


Më të lexuarat