Secondary Adv

Lufta kunder terrorizmit e sulmet kibernetike, policia kontroll ne kampin e MEK

Policia e Shtetit me vendim të GJKKO dhe urdhër të SPAK, po kryen kontrolle të të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin e MEK, në Manzë të Durrësit.

 

Burime nga blutë për Report Tv, bëjnë me dije se urdhri i kontrolleve bëhet në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalimin e sulmeve kibernetike.

 

‘Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.’- njofton policia.

 

Në kampin e MEK ka mbërritur edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.

 

Kujtojmë se Shqipëria në shtator të vitit 2022 ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin!

 

Ndërprerja erdhi pasi sipas qeverisë shqiptare kishte prova të pakundërshtueshme se Irani ka financuar sulmin kibernetik ndaj shërbimeve online, gjë që nga ndikuar në marrjen e vendimit për të prishur marrëdhëniet zyrtare me këtë shtet.

 

Për ndërprerjen e marrëdhënieve, kryeministri Edi Rama tha se janë vënë në dijeni edhe aleatët strategjikë, vendet partnere të NATO-s dhe disa vende të tjera mike të Shqipërisë.

 

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me aksioni që po kryen në kampin e Muxhahedinëve në Manzë të Durrësit. Sipas policia aksioni po kryhet pas vendimit të GJKKO, me urdhër të ekzekutimit të SPAK, në kuadër të një plani operacional.

 

‘Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate,

 

për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.

 

Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.

 

Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij. Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar.’- njofton policia./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat