Secondary Adv

Emigracioni dhe shtrenjtimi i cmimeve, sektori i sherbimeve me rritje minimale

Aktiviteti i shërbimeve ka shënuar një rritje minimale në tremujorin e parë, duke treguar indirekt tkurrje të konsumit, si rrjedhojë e shtrenjtimit të çmimeve, por edhe emigracionit.

 

Ngadalësimi ka qenë i dukshëm për aktivitetin e hoteleve e bar restoranteve. Ndryshe nga viti i kaluar kur këto dy aktivitete u rritën me ritme dyshifrore, zgjerimi ishte minimale sidomos për baret, volumi i shitjeve të të cilit u rrit me vetëm 1%.

 

Edhe hotelet, pavarësisht deklarimit në rritje të numrit të turistëve raportuan rritje në volum të shitjeve me vetëm 2.7%, ndërsa në tremujorin e mëparshëm ndryshimi vjetor kishte qenë dy shifror.

 

Por, tendenca ka qenë krejt e kundërt për agjencitë e udhëtimit, që panë rritje të volumit të shitjeve me gati 50%. Të dhënat u bënë të ditura nga statistikat afatshkurtra të INSTAT.

 

Tregtia, shitjet u rritën me 2.7%

Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, në tremujorin e parë 2023, paraqiten si më poshtë:

 

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 2,7%, krahasuar me tremujorin e parë 2022;

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,7%, krahasuar me tremujorin e parë 2022;

 

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 22,8%, krahasuar me tremujorin e parë 2022.

 

Transport, Magazinim dhe Postë, me rënien më të fortë

Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, i cili përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, në tremujorin e parë 2023, paraqiten si më poshtë:

 

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 11,2%, krahasuar me tremujorin e parë 2022;

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,5%, krahasuar me tremujorin e parë 2022;

 

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 12,4%, krahasuar me tremujorin e parë 2022

 

Shitjet e hoteleve u rritën me vetëm 2.7%

Shqipëria këtë vit po përjeton një lulëzim turistik, por gjithsesi tre muajt e parë të vitit nuk e reflektuar këtë tendencë në aktivitetin e hoteleve.

 

Indekset e treguesve në aktivitetin Hotele, në tremujorin e parë 2023, paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 2,7%, krahasuar me tremujorin e parë 2022;

 

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4,4%, krahasuar me tremujorin e parë 2022;

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 14,1%, krahasuar me tremujorin e parë 2022.

 

Baret e Restorantet po frekuentohen gjithnjë e më pak

Prej muajsh shoqata e bareve e restoranteve po ankohet për frenim të konsumit, i ndikuar si nga çmimet e larta ashtu dhe nga emigracioni. Zgjerimi i këtij aktiviteti ishte minimal në tremujorin e parë të vitit.

 

Sipas INSTAT, Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante, në tremujorin e parë 2023, paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 1,0%, krahasuar me tremujorin e parë 2022;

 

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,2%, krahasuar me tremujorin e parë 2022;

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 12,5%, krahasuar me tremujorin e parë 2022

 

Informacion dhe Komunikacion, me rrije dy shifrore

Indekset e treguesve në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit, Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së Informacionit, në tremujorin e parë 2023, paraqiten si më poshtë:

 

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 11,2%, krahasuar me tremujorin e parë 2022;

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 14,8%, krahasuar me tremujorin e parë 2022;

 

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 29,9%, krahasuar me tremujorin e parë 2022. 

 

Agjenci udhëtimi, me rritjen më të fortë

Ndryshe nga hotelet, agjencitë e udhëtimit kanë parë një rritje të ndjeshme të aktivitetit.

 

Indekset e treguesve në aktivitetin Agjenci udhëtimi, në tremujorin e parë 2023, paraqiten si më poshtë:

 

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 49,0%, krahasuar me tremujorin e parë 2022;

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 25,5%, krahasuar me tremujorin e parë 2022;

 

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 38,1%, krahasuar me tremujorin e parë 2022./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/emigracioni-dhe-shtrenjtimi-i-cmimeve-ngecin-sherbimet-ne-t-i-2023-rritje-minimale-e-bareve-hoteleve-e-tregtise/


Më të lexuarat