Secondary Adv

Zhbllokohen pikekalimet kufitare ne Jarinje, Merdare e Bernjak

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar bën të ditur se janë të zhbllokuara pikë-kalimet kufitare Jarinjë, Merdar dhe Bërnjak.

 

Sipas njoftimit, hyrje-daljet në këto pika kufitare zgjasin tre deri në pesë minuta, po ashtu nuk ka kolona të automjeteve.

 

Kujtojmë se të hënën këto tri pika kufitare kanë qenë të bllokuara për shkak të protestave në territorin e Serbisë, andaj qytetarëve u ishte bërë thirrje të shfrytëzoheshin pikat e tjera kufitare./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat