Secondary Adv

Qeveria trefishon pensionin e posacem, ja sa pritet te shkoje vlera

Pensioni i posaçëm, i parashikuar për personalitetet më të spikatura në vend, rritet ndjeshëm me vendimin e fundit të Këshilli të Ministrave.

 

Qeveria Shqiptare vendosi këtë të mërkurë që pensioni e posaçëm ta bëjë sa dhjetëfishi i pensionit social. Aktualisht vlera e pensionit të posaçëm parashikohej jo më shumë se katërfishi i pensionit social, pra rreth 30 mijë lekë me vlerën aktuale, ndërsa me vendimin e kësaj të mërkurë shkon në rreth 80 mijë lekë.

 

Në të gjithë vendin janë 185 personalitete të fushave të ndryshme, që përfitojnë pensionin e posaçëm.

 

Sipas vendimit, efektet financiare nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2023 llogariten në shumën dyqind e shtatë milionë lekë të rinjë dhe do të përballohen nga fondi i buxhetit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të miratuar për vitin 2023.

 

Këshilli i Ministrave miratoi gjithashtu ndryshime në ligjin “Për sigurimet shoqërore,  të cilat i hapin rrugë punësimit të pensionistëve, duke ju hequr detyrimin e pagimit të kontributeve për sa kohë vetëpunësohen si të vetëm në sektorin privat.

 

Ndryshimet ligjore parashikojnë edhe një ndryshim të rëndësishëm që lidhet me personat e punësuar, me profesion në fushën e teknologjisë së informacionit,

 

për të cilët parashikohet që punëdhënësi të paguajë kontributet e sigurimeve shoqërore në nivelin e pagës minimale mujore në shkallë vendi, me miratimin paraprak të punëmarrësit, të evidentuar në kontratën e punës, pavarësisht pagës bruto të deklaruar./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat