Secondary Adv

Vijojne kerkimet per nendetesen Titan, 5 personave u mbeten pak ore oksigjen

Ekipet e shpëtimit nga SHBA, Kanadaja dhe Franca vijojnë në garë me kohën për të gjetur nëndetësen Titan që u zhduk të dielën gjatë një misioni për të kërkuar rrënojat e Titanikut.

 

Kërkimet janë intensifikuar pasi Roja Bregdetare e SHBA parashikon se furnizimi me oksigjen i nëndetëses do të mbarojë në orën 7:08 të mëngjesit, ose 13:00 me orën tonë lokale. Kështu deklaroi një zëdhënës dje pasdite.

 

Sipas specifikimeve të OceanGate, nëndetësja Titan ka një furnizim 96-orësh me oksigjen. Ky fakt bëri që ekipet e shpëtimit të shtojnë përpjekjet e tyre… duke skanuar një zonë dyfish më të madhe se Konektikati dhe një thellësi prej më shumë se 4000 metrash.

 

Kërkimi dje u fokusua në një zonë ku avionët kanadezë zbuluan “zhurmat nënujore”. Tingujt bënë që kërkimet nga mjetet ajrore pa pilot të ridrejtoheshin, tha Roja Bregdetare e SHBA herët të mërkurën, duke vënë në dukje se përpjekja e deritanishme “ka dhënë rezultate negative”.

 

“Ne nuk e dimë se cilat janë zhurmat për të qenë të sinqertë,” tha Kryeshefi i Rojës Bregdetare të Qarkut të Parë, Jamie Frederick. “Qëllimi do të jetë vazhdimi i kërkimit në ato zona ku u zbuluan zhurmat…”.

 

Instituti Oqeanografik Ëoods Hole paralajmëroi se është “shumë e vështirë” të dallosh burimin e zhurmave në oqeanin e gjerë, por gjetjet janë dërguar për analizë dhe rezultatet mbi origjinën e zhurmave priten sot.

 

Princi Polar, anija kërkimore që mbështet misionin turistik të së dielës që shoqëroi Titanin e zhdukur, gjithashtu mbetet në skenën e hetimeve. “Pajisjet që janë mobilizuar për këtë janë më të mirat në botë, më të afta në botë,” u tha gazetarëve të mërkurën presidenti i Horizon Maritime Sean Litt.

 

“Ne duhet të mbajmë shpresën. Unë mendoj se siç e dini, ka ende mbështetje për jetën në nëndetëse dhe ne do të vazhdojmë të mbajmë shpresën deri në fund.”/Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat