Secondary Adv

Vendimi: Pensionistet e punesuar perjashtohen nga detyrimi i kontributeve

Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në ligjin Për sigurimet shoqërore, të cilat i hapin rrugë punësimit të pensionistëve, duke iu hequr detyrimin e pagimit të kontributeve.

 

“Përjashtohen nga detyrimi për të paguar kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore përfituesit e pensionit të pleqërisë, që vetëpunësohen si të vetëm në sektorin privat”, thuhet në nenin 2 të projektligjit.

 

Në ligj, thuhet se përfituesit e pensionit të pleqërisë, të cilët, ndërkohë që tërheqin këstin mujor të pensionit janë të punësuar ose të vetëpunësuar në sektorin privat, nuk u njihet periudha e punësimit si periudhë sigurimi, për efekte përfitimi nga ky ligj.

 

Sipas pr/ligjit, për personat e punësuar, me profesion në fushën e teknologjisë së informacionit (IT) dhe të regjistruar në subjektet me aktivitet kryesor në fushën e teknologjisë së informacionit, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas ligjit

 

“Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore”, punëdhënësi paguan kontributet e sigurimeve shoqërore në nivelin e pagës minimale mujore në shkallë vendi, me miratimin paraprak të punëmarrësit, të evidentuar në kontratën e punës, pavarësisht pagës bruto të deklaruar./Burimi: Oranews.tv


Më të lexuarat