Rriten blerjet online, bankat nisin garen per pagesat elektronike
Blerjet online kanë rritur ndjeshëm interesin e bankave të interesuara për ofrimin e këtij shërbimi për klientët. Gjatë vitit 2013 Banka e Shqipërisë ka miratuar dy produkte elektronike të reja bankare(POS Virtual eCommerce) të cilat ofrojnë këtë shërbim. Disa banka të nivelit të dytë kanë marrë aprovimin e BSH për ofrimin e këtij shërbimi duke siguruar mundësinë e blerjeve online nga konsumatorët.
Nëpërmjet këtyre kartave të gjithë individët mund të bëjnë pagesat e tyre online për blerjet që ata dëshirojnë. Kartat (e-comerce) janë njëmënyrë e sigurt nëpërmjet të cilave mund të bëhen pagesa për mallra dhe shërbimeve në faqet online. Gjithashtu BSH ka miratuar në 2013 edhe dy produkte të tjera elektronike(Mobile banking / SMS banking).
Nëpërmjet këtij shërbimi bankat përcjellin të gjithë informacionin e nevojshëm për klientët e tyre në aparatet celularë. Kështu nëpërmjet këtij shërbimi të miratuar edhe nga BSH, klientët e bankave informohen për gjendjen e llogarisë së tyre, për interesat e kredive dhe lëvizje bankare që ata mund të dëshirojnë. Nëpërmjet këtij shërbimi në bankat në të cilat është aplikuar, klientët e bankave mund t’i kalojnë kapital financiar njëri-tjetrit vetëm nëpërmjet një sms-je.
Kartat (e-commerce) të cilat shërbejnë për blerjet online hynë për herë të parë në vitin 2013 në vendin tonë, ndërkohë që shërbimi (Mobile banking / SMS banking) duke ju bashkangjitur edhe dy produktet e reja të futura në tregun bankar e çoi në shtatë numrin e bankave që e ofrojnë si shërbim. Vitet e fundit blerjet online në rrjet janë shtuar ndjeshëm ndaj edhe bankat, sidomos ato të nivelit të dytë po e ofrojnë si shërbim. Pagesat online përfshijnë edhe pagesat e bëra në biznese private dhe restorante nga klientët.
Ndërkohë që edhe nevoja e transfaretave monetare nëpërmjet aparateve celulare dhe marrjes së informacioneve të nevojshme për shërbime të ndryshme bankare është një shërbim tepër i përdorur së fundmi.