Secondary Adv

Banka e Anglise rrit normat e interesit, niveli me i larte ne 15 vjet

Normat e interesit janë rritur më shumë se sa pritej në një lëvizje tronditëse, ndërsa Banka e Anglisë lufton për të ngadalësuar rritjen e çmimeve.

 

Banka rriti normat në 5 për qind nga 4.5, niveli më i lartë në 15 vjet. Shumica e analistëve kishin pritur një rritje më të vogël, raporton bbc. “Unë e kuptoj vështirësinë dhe dhimbjen që shkakton kjo për shumë njerëz”, tha guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey.

 

Ai tha se nëse banka nuk i rrit tani normat, “mund të jetë më keq më vonë”. “Shumë njerëz që kanë hipoteka ose kredi janë të shqetësuar me të drejt pasi nuk e dinë se çfarë do të thotë kjo për ta… por, inflacioni është ende shumë i lartë dhe ne duhet të përballemi me të”, shtoi ai.

 

Ai paralajmëroi se për të ulur inflacionin, rritja e pagave “nuk mund të vazhdojë”. Mesatarja e hipotekës fikse dyvjeçare të banimit tani qëndron në 6.19 për qind, ndërsa norma pesëvjeçare është 5.82 për qind.

 

Në qershor të vitit të kaluar, këto norma ishin afër 3 për qind. Lëvizja dramatike vjen ndërsa banka po përpiqet të tregojë se po e kontrollon inflacionin./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat