Faza e 2 e aksionit anti-informalitet, Rama: thjeshtim procedurash per biznesin
Kryeministri Edi Ramaka prezantuar sot fazën e dytë të anti-informalitetit. Sipas tij, formalizimi është një e mirë e përbashkët dhe informaliteti një sëmundje që na prek të gjithëve.
“Jemi të vetëdijshëm, për të këqijat e mëdha që i solli vendit, shoqërisë, ekonomisë, ecurisë indiviuale të çdo sipërmarrjeje, informaliteti. Në 20 e kusur vite, ekonomia informale, u zgjerua dhe shtriu rrënjët e veta në çdo sektor, duke e bërë të pamundur mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit, në lidhje me cilësinë e produkteve, duke e bërë të pamundur të drejtat e punonjësve, funksioneve rregullatore dhe mbikëqyrëse të shtetit dhe duke influencuar mbi cilësinë e shërbimeve publike.
Çdo sipërmarrës që është munduar të ndërtojë një rrugë mbi binarët e ligjshmërisë, mund të dëshmojë se çfarë dëmesh i ka shkaktuar biznesit të vet, mungesa e lirisë e konkurrencës, korrupsioni dhe zgjerimi i hapësirës së krimi ekonomik, si dhe nevoja e imponuar për të ndërtuar marrëdhënie të dyshimta me vetë administratën.
Nuk e nisëm operacionin kund informalitetit në shtator, por çelëm një betejë të hapur në çdo hapësirë ku zhvillohet një biznes i madh ose i vogël, por e përgatitëm këtë operacion që ditën e parë; duke e nisur me regjistrat e mbushur me mos-deklarues për më shumë se një dekadë, duke ushtruar kontroll dhe konfiskuar më shuam 7 mijë të lojërave të fatit”, tha Rama.