Secondary Adv

Vijojne protestat ne Serbi, qytetaret kerkojne doreheqjen e Vucic

Që nga fillimi i majit, dhjetëra mijëra qytetarë po vijojnë të dalin në rrugët e Beogradit duke protestuar kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiç.

 

Protestat janë kundër një atmosfere dhune dhe frike, kundër mediave të manipuluara, kundër korrupsionit. Protestat masive javore u shkaktuan nga një të shtëna në shkollë në Beograd dhe, të nesërmen, një të shtëna e dytë në një fshat ku 18 persona vdiqën.

 

“Duam sundimin e ligjit në vend të sundimit të një personi”, ka qenë ky një nga sloganet që serbët kanë shpalosur në pankartat e tyre. Mediat e huaja shkruajnë se demonstratat po zhvillohen për shkak të korrupsionit, kriminalitetit dhe mosfunksionimit të institucioneve në vend.

 

Qytetarët kërkojnë që presidenti Vuçiç të japë dorëheqjen dhe hetim për lidhjet e dyshuara midis politikës dhe krimit të organizuar./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat