
Permiresimi i sistemit te pronave, ASHK 4.3 milione euro per projektin
Agjencia Shtetërore e Kadastrës parashikon të bëjë përmirësim të sistemit të saj sa i takon transparencës dhe cilësisë së shërbimit.
Një procedurë me fond limit 482 milionë lekë apo 4.3 miliionë euro parashikon disa detyra në funksion të kësaj kontrate.
Kështu referuar termave të bërë publik për këtë procedurë kontrata ka si detyrë së pari vendosjen e radhës elektronike së shërbimit dhe standardizimin e procedurave të aplikimeve të reja deri në përgjigjen finale ku çdo shërbim i dhënë nga ASHK do të njoftohet nëpërmjet e-mailit dhe sms-se.
Po kështu një detyrë e dytë është vendosja e kufizimeve në sistem për radhën e veprimit dhe transparencën e shërbimeve të dhëna për qytetarët duke eliminuar përzgjedhjet preferenciale mbi aplikimet,
të gjithë ata qe hartojnë dokumentacionin që vjen në mënyrë elektronike nga portali e-albania, mund të jenë në zyra të veçanta dhe të përpunojnë informacion për të gjithë Shqipërinë. “Në këtë mënyre garantohet mosnjohja e qytetarit dhe specialistit.
Duke u ndarë aplikimet në mënyrë inteligjente elektronike, specialisti nuk do të ketë mundesi për të bllokuar një aplikim të qytetarit pasi nuk do ti jepet mundësia që të përpunojë vetëm aplikimet e dëshiruara por do duhet të zbatojë me rigorozitet radhën e shpërndarjes.
Riinxhinierim i procedurave të brendshme, çështjet të shkojnë tek specialistet sipas një konfigurimi të caktuar dhe me load balancing me që të mos kenë specialist të caktuar, zona të caktuara” thuhet në dokument.
Së treti automatizimi i vlerës së pronës, duke digjitalizuar 100% dhe shërbimet që aktualisht kanë nevojë për përllogaritje në sistemin fundor multifunksional duke zgjatur procesin e trajtimit të aplikimeve.
Për këtë është i nevojshëm popullimi i regjistrit elektronik të pasurive të paluajtshme me informacionin e nevojshëm për këtë qëllim.
“Krijimi i modulit të vlerës së pronës, automatizimi i vlerës se pronës që përcjell edhe automatizimin e të gjithë hallkave të procesit që lidhen me këtë të fundit:
Standardizimin e formularit të rivlerësimit dhe konfirmimin e këtij te fundit tek qytetari në kohë reale.
Konfirmimin e pagesës në kohë reale.
iii.Lëshimin e certifikatës, kartelës dhe hartës për të gjitha pronat e certifikuara nga ASHK në kohë reale me nënshkrim elektronik dhe/ose vulës elektronike” nënvizohet në terma.
Kompania që do të fitojë garën do të duhet të bëjë arkivim të regjistrave përfitues të pronësisë në prefektura/bashki me teknologjinë blockchain aty ku është e mundur.
Po kështu duhet të bëhet sigurimi i ndërlidhjes së sistemit multifunksional me sistemin e fiskalizimit në përputhje me ligjin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” si dhe monitorimi i riskut dhe parandalimi i veprimeve të paligjshme.
Burimi: Monitor https://www.monitor.al/permiresimi-i-sistemit-te-pronave-ashk-4-3-milione-euro-per-projektin/
Më të lexuarat








