Secondary Adv

BQE: Inflacioni ende shume i larte ne Eurozone, larg objektivit

Inflacioni total në maj arriti në 6.1%, nga 7% në prill. 

 

Objektivi i BQE-së është të ulë inflacionin në 2%. BQE ka rritur normat, që nga korriku 2022 në 400 pikë bazë deri më tani.

 

Aktorët e tregut kanë çmuar një tjetër rritje të normës muajin e ardhshëm dhe mund të ndërmarrin një lëvizje tjetër në shtator.

 

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, tha se inflacioni është ende shumë i lartë dhe është ende herët, që BQE të shpallë fitoren ndaj rritjes së çmimeve të konsumit.

 

“Inflacioni në Eurozonë është shumë i lartë dhe do të mbetet i tillë, për një kohë të gjatë. Por natyra e sfidës së inflacionit po ndryshon.

 

Kjo këmbëngulje është shkaktuar nga fakti, se inflacioni po kalon nëpër ekonomi në faza, pasi agjentë të ndryshëm ekonomikë përpiqen t’i kalojnë kostot njëri-tjetrit,” tha ajo. Inflacioni total në maj arriti në 6.1% për rajonin, nga 7% në prill.

 

Por, objektivi i BQE është të ulë inflacionin në 2%. Eurozona është përballur me norma më të larta inflacioni, kryesisht në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, i cili rriti kostot e energjisë në të gjithë bllokun.

 

Megjithatë, ato janë shpërndarë muajt e fundit dhe rritjet më të mëdha të çmimeve, janë bërë te produktet ushqimore. “Ne kemi bërë përparime, por – përballë një procesi të vazhdueshëm inflacioni – nuk mund të lëkundemi dhe nuk mund të shpallim ende fitoren”, shtoi ajo.

 

BQE ka rritur normat, që nga korriku 2022, me 400 pikë bazë deri më tani. Aktorët e tregut kanë vlerësuar një tjetër rritje të normës muajin e ardhshëm, dhe po parashikojnë një lëvizje tjetër për shtatorin.

 

Disa ekonomistë po ngrenë pyetje se kur BQE, mund t’i duhet të ndryshojë këtë politikë më të shtrënguar, pasi kanë frikë se normat më të larta do të ngadalësojnë ndjeshëm ekonominë.

 

Megjithatë, Lagarde sugjeroi se është shumë herët për të bërë konsiderata të tilla. “Ne duhet të komunikojmë qartë se do të qëndrojmë ‘në ato nivele për aq kohë sa të jetë e nevojshme’.

 

Kjo do të sigurojë, që normat të mos nxisin pritshmëri për një ndryshim shumë të shpejtë të politikës dhe do të lejojë, që të materializohet ndikimi i plotë i veprimeve tona të së kaluarës,” tha ajo.

 

“Nuk ka gjasa, që në të ardhmen e afërt, banka qendrore të jetë në gjendje të deklarojë me besim të plotë, se normat maksimale janë arritur. Kjo është arsyeja, pse politika jonë duhet të vendoset takim pas takimi, si dhe duhet të mbetet e varur nga të dhënat.”

 

Burimi: CNBC/Monitor https://www.monitor.al/bqe-inflacioni-ende-shume-i-larte-ne-eurozone-larg-objektivit/


Më të lexuarat