Secondary Adv

Rritet me 22 per qind sigurimet per jeten dhe pronen ne 2023

Qytetarët shqiptarë po sigurojnë më shumë jetën dhe pronën.

 

Ndërgjegjësimi konstatohet në të dhënat e fundit zyrtare ku vetem zëri për sigurimin e jetës ka një rritje me gati 22%. Vetëm për të siguruar jetën e shëndetin në periudhën janë janar-maj primet e sigurimeve kanë kapur vlerën 710 milione leke.

 

Ndërkohë që sigurimi i pronës ka peshë më të madhe në totalin e portofolit të sigurimeve. Në 5 muaj qytetarët shqiptarë kanë paguar 2,2 miliardë lekë ku peshën kryesore e mban sigurimi nga zjarri.

 

Por pavarësisht këtij trendi, sigurimi i detyrueshëm vijon të mbajë peshën kryesore në totalin e tregut të sigurimeve. Sigurimi i automjteve është një prej kategorive më të zhvilluara në vend.

 

Të ardhurat nga primet në total për muajin janar-maj 2023 kapën vlerën 8,9 miliardë lekë, ose 15.29% më shumë se në janar-maj 2022. Numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në mbi 505 mijë me një rritje prej 13.36% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Sipas të dhënave zyrtare të AMF edhe pagesat e dëmeve janë përmirësuar në muajt e parë të këtij viti. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit te motorik me rreth 1,9 miliardë lekë, apo 72.16% të totalit të dëmeve të paguara bruto./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat