Secondary Adv

Nenshkruhet marreveshja BE-Britani, rritet bashkepunimi financiar

Bashkimi Evropian dhe Britania nënshkruan sot një marrëveshje, për të rritur bashkëpunimin në shërbimet financiare.

 

Marrëveshja do të krijojë një forum përmes të cilit të dy palët do të diskutojnë bashkëpunimin rregullator vullnetar për çështjet e shërbimeve financiare.

 

Marrëveshja u nënshkrua nga Jeremy Hunt, ministri britanik i financave dhe Mairead McGuinness, Komisionerja Evropiane për shërbimet financiare.

 

McGuinness tha se megjithëse Britani nuk është më pjesë e BE, “ne ende ndajmë shumë nga të njëjtat çështje dhe sfida si luftimi i krimit financiar, mbështetja e financave të qëndrueshme dhe mundësimi i financave dixhitale.”

 

Ndërkohë, Hunt tha se Britania është “absolutisht e kënaqur” me Memorandumin e Mirëkuptimit. “Ne e shohim gjithashtu si një pikë kthese të rëndësishme. Ne kemi një interes të përbashkët për stabilitetin financiar global.

 

Britania është sektori më i madh i shërbimeve financiare në Evropë dhe ne kemi një përgjegjësi të veçantë për të punuar ngushtë me BE për t’u siguruar që të dyja palët po bëjnë më shumë, për t’u siguruar që ne kemi atë stabilitet që është kaq i rëndësishëm”, u shpreh Hunt./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat