Secondary Adv

FMN: Tregjet po vleresojne uljen e normave te interesit shume shpejt

Bankat e mëdha qendrore, do duhet të mbajnë normat e interesit të larta, më gjatë sesa presin disa investitorë, tha zëvendësdrejtoresha e parë menaxhuese e FMN.

 

“Ne gjithashtu duhet të pranojmë, se bankat qendrore kanë bërë shumë. Por, ne mendojmë se ato duhet të vazhdojnë shtrëngimin dhe më e rëndësishmja, normat duhet të qëndrojnë në një nivel të lartë për një kohë,” tha Gopinath në Forumin e Bankës Qendrore Europiane, në Portugali.

 

“Kjo është ndryshe nga pritshmëria e disa tregjeve, se normat do të ulen shumë shpejt. Unë mendoj se ata duhet të qëndrojnë në pritje për shumë më gjatë”, tha ajo.

 

BQE filloi të rrisë normat në korrik 2022, dhe ka rritur normën kryesore nga -0.5% në 3.5%, që atëherë. Ndërkohë, Rezerva Federale e SHBA-së, filloi një cikël ndryshimesh në mars 2022, por zgjodhi të ndalonte këtë muaj.

 

Një studim i ekonomistëve amerikanë, tregoi se ata kishin shtyrë pritshmëritë e tyre, që Fed të ulte normat nga tremujori i fundit i këtij viti, në tremujorin e parë të 2024. Megjithatë, për FMN-në është e qartë se ulja e inflacionit, duhet të jetë prioriteti.

 

“Duhet shumë kohë, që inflacioni të kthehet në objektiv, që do të thotë se bankat qendrore do të duhet të qëndrojnë të përkushtuara, për të luftuar inflacionin, edhe nëse kjo do të thotë të rrezikojnë të kenë rritje më të dobët ekonomike, ose shumë më tepër vështirësi në tregun e punës,” tha Gopinath.

 

Ajo e përshkroi pamjen aktuale makroekonomike si “shumë të pasigurt”./Burimi:CNBC/Monitor https://www.monitor.al/fmn-tregjet-po-vleresojne-uljen-e-normave-shume-shpejt/


Më të lexuarat