Secondary Adv

Mirembajtja e tuneleve te Kalimashit dhe Krrabes kushtuan 2.2 milion euro

Mirëmbajtja e dy tuneleve, atij të Kërrabës dhe Kalimashit kushtuan në vitin 2015 mbi 304 milionë lekë ose 2.2 milion euro.

 

Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti Rrugor Shqiptar 134 milionë lekë ose pak më shumë se 1 milionë euro  janë shpenzuar për mirëmbajtjen e tunelit të Kërrabës dhe pjesa tjetër  prej 168 milionë lekësh ose 1.2 milionë euro u shpenzuan për mirëmbajtjen e tunelit të Thirrës pjesë e rrugës së Kombit.Ndërtimi i akseve të mëdha rrugore si Autostrada e Kombit dhe Ajo e Elbasanit e kanë  rritur ndjeshëm koston e mirëmbajtjes së rrugëve, teksa përpjekjet e qeverisë shqiptare për dhënien e më konsencion të këtij shërbimi kanë dështuar për rrugën e Kombit.Gjatë vitit 2015 janë shpenzuar  për mirëmbajtjen e rrjetit rrugore ne vend 2, 2 miliardë lekë ose 16 milionë euro. Kjo shumë është sa 14 për qind  e fondeve në dispozicion të rrugëve për 2015.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nën administrim e tij  3947.51 km rrugë shtetërore te ndara sipas drejtorive rajonale
Rajoni Verior i Shkodër ka në inventarin e rrjetit rrugor 1436.02 km. Ne vitin 2015 janë lidhur 23 kontrata mirëmbajtje nga 27 qe janë gjithsej.Drejtoria e Rajonit Qendror Tiranë ka në inventarin e rrjetit rrugor 867.79 km. Në vitin 2015 janë lidhur 14 kontrata mirëmbajtje me bazë përformancë nga 14 që janë gjithsej.Drejtoria e Rajonit Jugor Gjirokastër ka ne inventarin e rrjetit rrugor 1643.7 km. Ne vitin 2015 janë lidhur 24 kontrata mirëmbajtje me bazë përformancë nga 34 qe janë gjithsej.Ne total te gjitha akset rrugore janë te grupuara ne 71 kontrata mirëmbajtjeje me baze përformance nga të cilat 34 përfshijnë edhe mirëmbajtjen dimërore.Gjatë vitit 2015, janë realizuar në zërin  “Investime” 2,232,869,725 lekë të cilat në kuadër të mirëmbajtjes, konsistojne në; përmirësime të gjëndjes së shtresave rrugore,  për rritjen e sigurisë rrugore, të shpërndara si më poshtë:


Më të lexuarat